Ura “516 metra” në Portugali

Bota

E ‘fshehur’ mes gjelbërimit dhe natyrës krijohet ura më e gjatë në botë në Portugali

30 Prill 2021, 10:51| Përditesimi: 30 Prill 2021, 12:06

  • Share

PORTUGALI- E “fshehur” midis gjelbërimit, pemëve dhe natyrës, ura më e gjatë për këmbësorët dhe atraksioni më i ri turistik është krijuar në veri të Portugalisë.

Ura “516 metra”, është e vendosur në një pozicion piktoresk mbi lumin Paiva dhe është e mbrojtur nga Unesco.

Ura nuk është vetëm një atraksion turistik por edhe një përvojë e bukur për qytetarët të cilët provojnë të ecin mbi të.

“Unë kisha frikë, por ia vlejti. Ishte e jashtëzakonshme, një përvojë unike që falë adrenalinë.”, tha qytetari i parë i cili shkeli mbi këtë urë.

"Unë jetoj këtu dhe kur kam dëgjuar për projektin nuk e kam besuar. Sot jam shumë krenar që jam këtu.... është përvojë unike”, shtoi një ndër qytetarët të cilët banojnë pranë zonës ku është ndërtuar ura.

Punimet për urën më të gjatë në botë zgjatën për 2 vjet.

Ky atraksion turistik është fuqizim dhe një mundësi për qytetarët e zonës, të rimëkëmben nga “goditja” e pandemisë së COVID-19.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?