Politikë

E ftoi Finon në Presidencë, por ja me kë piu kafe Ilir Meta pas komisionit hetimor

9 Shtator 2019, 15:33| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 15:55

  • Share

Në të njëjtën godinë, në kryesinë e Kuvendit, sot ndodhej presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Meta, për të raportuar në komisionin parlamentar të ngritur për kushtetutshmërinë e dekreteve të tij, atë të anulimit të 30 qershorit dhe të 13 tetorit si datë të re për zgjedhjet vendore.

Ndërsa kryeministri Edi Rama për mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste. Meta mbërriti në këmbë nga presidenca tek kryesia shoqëruar nga këshilltarët e tij, por zgjodhi të largohet me makinë, rreth orës 12:45.

Teksa gjatë fjalës në komision e ftoi për kafe në Presidencë deputetin socialist Bashkim Fino, pas përplasjeve në distancë mes tyre, Meta piu një kafe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, në përfundim të komisionit hetimor.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?