TIRANË- LSI dhe PD mbështesin kërkesën e Metës për hetimin e DSIK-së. Me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, dy partitë opozitare i kanë kërkuar Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor për certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt.
Çështjet që do të hetohen nga Komisioni janë: verifikimi i ligjshmërisë në pajisjen e Cakajt me “certifikatë sigurie” nga DSIK; roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit në shkeljen e procedurave ; arsyet e moszbatimit të ligjit nga Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar Cakajn të administrojë pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.
Në përbërje të këtij Komisioni Hetimor do të jenë 9 anëtar, nga ku kryetari dhe 2 anëtarë do të jenë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 anëtar do të jetë përfaqësues i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe 5 anëtarë do të jenë përfaqësues të Grupeve Parlamentare të partive të mazhorancës.
Sipas ligjit të Komisioneve Hetimore Parlamentare mjaftojnë 35 firma deputetësh për ngritjen e një Komisioni, firma që opozita i ka. Me rinisjen e sesionit parlamentar pritet ngritja e një Komisioni të drejtuar nga opozita çka paralajmëron pjesëmarrjen e saj në punimet parlamentare.
Opozita kërkon një afat kohor hetimor prej 3 muajsh. Ndërsa Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë të kërkesës së PD-së dhe LSI-së, ndaj Kuvendit)
Ja na doli dhe KOMISARI I GRUPIMIT BASHKE ME SHEFEN E SHTABIT NE PERKRAHJE TE KOMANDANTIT TE OPOZITES ZOTIT PREDIDENT BAFTJARIT .
Përgjigju