(EMRAT)/ Gjenden në një kanal, të vrarë me armë zjarri dy vëllezër 31 dhe 33 vjeç në Maliq! Të zhdukur prej 3 ditësh! Shoqërohen disa persona, pista ku po heton policia /VIDEO

10 Dhjetor 2020, 14:06| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 21:52

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Në një kanal vaditës në fshatin Zvirinë në Maliq janë gjetur të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Dy vëllezërit Andrea Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç, banues në Pogradec, janë gjetur nga një banor i zonës i cili ka njoftuar pastaj menjëherë policinë. Sipas një njoftimi nga policia e Korccës të rinjtë ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 7 dhjetor dhe kjo zhdukje është denoncuar në Komisariatin e Policisë së Pogradecit.

Ka dyshime se dy vëllezërit mund të jenë ekzekutuar diku tjetër dhe janë transportuar për tu hedhur në një kanal vaditës aty. Ndërkohë që mësohet gjithashtu nga burime për Report Tv se herën e fundit ata janë parë në Pogradec.

Andra dhe Martin Olldashi janë me precedentë penalë. Zbulohet se vëllezërit Andrea ka qenë disa herë i dënuar për vjedhje. Ndërkohë që një ntga pistat që policia është përqendruar në hetimet për zbardhjen e ngjarjes është trafiku i lëndëve narkotike.

1607607424_olldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Foto nga vendi i ngjarjes

 

Ora 17:44
Vrasja e dyfishtë / Flet nëna e dy vëllezërve Engjëllushe Olldashi: Lajmin për vdekjen e djemve e mora nga mediat, vrasësi të vinin tek unë (VIDEO)

Nëna e dy vëllezërve nga Pogradeci, të gjendur të vdekur sot në Maliq, ka treguar se lajmin për vrasjen e djemve e ka mësuar nga mediat.

Ajo ka kërkuar drejtësi.,

"Të dy djemtë humben kontaktet në orën 22 të datës 7 dhjetor. Telefonat i kishin te fikur. Nuk di të kenë pasur konflikte. Ata që e kanë bërë mirë të më kërkonin mua po të kishin hall sesa më vranë djemve. Lajmin e mora vesh nga mediat.

Të dy djemtë i kisha fëmijë të vetëm. Punonin ku të mundnin. Kërkoj drejtësi të zbardhen autorët. Policia nuk na ka thënë ende asgjë. Trupat ende në morg", është shprehur ajo.

Ora 17:11
Ngjarja e rëndë në Maliq/ 2 vëllezërit mund të jenë vrarë diku tjetër, zbulohet një prej pistave të hetimit

Dy vëllezërit që u gjetën të vrarë sot në fshatin Zvirinë në Maliq mund të jenë ekzekutuar diku tjetër dhe janë transportuar për tu hedhur në një kanal vaditës aty.

Ndërkohë që mësohet gjithashtu nga burime për Report Tv se herën e fundit vëllezërit janë parë në Pogradec.

Një nga pistat që policia është përqendruar në hetimet për zbardhjen e ngjarjes është trafiku i lëndëve narkotike.

 

Ora 15:47
Vrasja e dy vëllezërve/ Dëshmitari që gjeti trupat: Ishin në kanal të mbuluar, kishte vetëm një dorë jashtë (VIDEO)

Dy trupat e pajetë të vëllezërve Olldashi në Maliq, janë gjetur nga një banor i zonës. Për mikrofonin e Report Tv, dëshmitari Guri Shuli tha se trupat ishin të mbuluar, ku njëri prej tyre kishte dorën e zbuluar.

"Unë i gjeta, jam punonjës si ujësjellësit, dhe këtë rrugë e bëj çdo ditë, sot pashë në një kanal ishin të mbuluar një trup, kishte vetëm një dorë jashtë. Kur e pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë. Pastaj ata e panë që ishin 2 trupa", tha ai.

Ora 15:16
Vrasja e dy vëllezërve/ Familjarët denoncuan zhdukjen që para tre ditëve (VIDEO)

Familjarët e dy vëllezërve gjetur të vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në një kanal vaditës në fshatin Zvirinë në Maliq e kanë denoncuar zhdukjen e tyre në Komisariatin e Policisë së Pogradecit.  

Kujtojmë se policia e Korçës njoftoi sot se vëllezërit janë larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë që prej datës 7 dhjetor.

Një tjetër detaj i zbuluar nga gjendja e rëndë është fakti se ka qenë një banor i fshatit që ka zbuluar trupat dhe ka njoftuar policinë, e është vënë menjëherë në lëvizje.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur janë identifikuar trupat e vëllezërve.

Ora 15:04
VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Maliq, trupat e vëllezërve u gjetën në një kanal nga banorët e zonës

Një tjetër detaj i rëndë është mësuar nga Maliqi, ku i gjetën të vrarë dy vëllezër nga Pogradeci.

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Report Tv shikoni një kanal kullues, në të cilin janë gjetur trupat e pajetë të Andrea dhe Martin Olldashi.

Vëllezërit janë gjetur nga banorët e zonës.

 

Ora 14:31
Me precedentë penalë/ Dalin FOTOT, kush janë dy vëllezërit e gjetur të vrarë sot në Maliq

1607607076_andimartinolldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Report Tv mëson se dy vëllezërit e gjetur të vrarë paraditen e sotme në Maliq janë me precedentë penalë.

Zbulohet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi janë të dënuar më parë për vjedhje dhe me tendencë prodhim e shitje narkotikësh.   

Ora 14:21
Vrasja e dy vëllezërve nga Pogradeci në Maliq, shoqërohen në polici disa persona

Pas gjetjes së trupave të pajetë të vrarë me armë zjarri të dy vëllezërve nga Pogradeci në Mal, Policia e Korçës ka vijuar menjëherë punën për zbardhen e ngjarjes.

Mësohet se janë shoqëruar deri më tani disa persona drejt Komisariatit të Policisë.

Ora 14:12
EMRAT/ Kush janë 2 vëllezërit që u gjetën të vrarë në Maliq! Ishin larguar nga shtëpia para 3 ditësh

1607607213_1607607194olldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Report Tv mëson se 2 vëllezërit që janë gjetur të vrarë me armë zjarri në Maliq janë Andi dhe Martin Olldashi, 33 vjeç dhe 31 vjeç, banues në Pogradec. Burime zyrtare mësojnë se ato ishin larguar nga shtëpia e tyre prej datës 7 dhjetor. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 11/12/2020 01:04

    Mendoj se ardi veliu duhej te dorhiqej Kopetence e ti policia Sandrin e ben kurban Dihet qe ka nga momenti qe ka marre detyren ardi sju ka pergjigj asnjiher ne tel sandrit Urdhrat i ka marre direkt nga i gjati

    Përgjigju
  • ymeri: 10/12/2020 17:50

    C'TE BEJE DHE NENA E SHKRETE,,,KUR FEMIJET JANE HARAM DHE NUK E PYESNIN PER PISLLEQET QE BENIN,,,,nuk te fal njeri sot ,,punoni o te rinj ,,,se do perfundoni neper kanale si qen te ngordhet si keta dy vellezerit...///

    Përgjigju
  • cimi: 10/12/2020 16:45

    Hajdut shpiash rraca me ordinere qe mund te ekzistoj vjedhin djersen e emigranteve dhe njerzve te thjesht i lumte dora

    Përgjigju
    • Sab: 12/12/2020 00:14

      Merret jeta e njeriut per vjedhje more per para qe thua i lumt Dora ti tu thafshin ato duar deri ne rreze se sa gjysma e andit te ishe si njeri ti do ishe ku do ishe se ishte cun me seder I drejt dhe trim Po kete e ka ber nje burracak se nje mashkull jo se be te ca bente andi Po pistleten se ka prek asnjer tja marri jeten nje njeriu cdo gje qe ka ber e ka ber per te vendosur drejtsi kur I kam ber padrejtsi Po boll leshuat vrer kur nuk I keni njohur njerzit se mediat jan mashtrime

  • Vicidoli: 10/12/2020 15:55

    Urgjentisht te arrestohet Edvin Mafia asht vrsesi i tyne dhe gjith shqiptareve

    Përgjigju
    • Vini: 10/12/2020 17:24

      Te hash k...rin edit ti serb muti

  • Une: 10/12/2020 15:38

    Kur nuk funksionon shteti njerezit marrin ne dore ligjin vet. Shteti nuk ka byth te mbroj as policat e vet, e kemi vetem per ngushellime. Ikni tani i beni ngushllimeve familjareve se gjynah ju dhemb shpirti.

    Përgjigju
  • Beni: 10/12/2020 15:20

    Këta tipat vetëm probleme sillnin në Pogradec. Nuk ishin engjëjt. Vetë e kanë kërkuar

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 10/12/2020 18:42

      Po bre Beni - po a me i vra te gjithe si keta - e cka me ju bo Shullazit, e Lul Berishes, e Dritan Dajtit etj etj etj a me ja u ekzekutu edhe familjet a cka tash.

    • o beni beni: 10/12/2020 16:47

      O beni ata ishin hajduter vidhnin shtepi apo biznese dhe drogaxhinj.. po te kishim shtet mund te ishin ne burg dhe jo ne kanal te vdekur. Kaq e thjeshte eshte.

    • O beni: 10/12/2020 16:09

      Pse o beni ca benin ne pogradec kta. Gjynah fundja sa do probleme te Ken pas bere Jane jete njerezish

  • O Enver: 10/12/2020 15:07

    Cohu Enver se na le ne balt . Cuho e tregoj ca do te thot trimeri. Legeni frikacaku i pabesi vret

    Përgjigju
    • Dulla: 10/12/2020 18:54

      Shumë e saktë. Legeni frikacaku i pabesi vret. Si Enver Hoxha për 40 vjet shqiptarët

    • Hoxha: 10/12/2020 16:40

      Ke shume te drejte qe legeni frikacaku dhe i pabesi te vret.

  • Trnakop Kacija: 10/12/2020 14:55

    Se pari ngushllime familjes - nje ngjarje me te vertete e rende.E dyta nje lutje per gazetaret qe vendosin ne rend te pare ne pah faktin qe viktimat kane pas precedan penal me pare - tingellon si nje legjitimim per vrasjen e tyre - si me thene e pritshme e pranueshme vrasja e tyre. Me te vertete na ka humb si duket plotesisht humanizmi e cdo vlere njerezore - nuk kemi limite vec futja lajmin sa ma bombastik. Sinqerisht ye jep nje ndjenje sikleti te madhe ky mentalitet i poshter ku jeta e dy njerezve fare nuk vleresohet ( pa marre parasysh se cfare mund te kene qene apo jo).

    Përgjigju
    • Eri: 10/12/2020 18:46

      Mendoj qe gazetari e permend precedentin penal per te treguar qe vrasja mund te kete mundesi te kete lidhje me veprimtarine e tyre.

  • WTF: 10/12/2020 14:53

    Mos, dy kandidat per deputet me pak per PD!

    Përgjigju
    • o shukri: 10/12/2020 19:16

      na hengsh sallatorin se ministri i sal shpellarit donte sex me ish nxenesen prandaj mos na bej si i virgjer....kur e vrau olldashin sal shpellari ishte me nje motren e nje deputeti te grupit tuaj. shiko shte pine tende nqs do me fol per breket e shukriut e mbi te gjitha mos na beni te virgjerin se e dime qe e keni vrmen e b...es mjaft te zgjeruar per keto gjera

    • Shukriu: 10/12/2020 16:06

      Ju me keni mua qe du seks por I kam brekt e grisme e ter mut . A parti prostimalliste

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?