Fier/ Ekzekutohet me automatik me silenciator brenda makinës 42-vjeçari, dyshohet për hakmarrje! Vëllait të tij iu bë atentat në 2016-n! Gjendet i djegur 'Range Rover-i' i vrasësit

1 Shkurt 2021, 10:56| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 17:04

  • Share

Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç është ekzekutuar paraditen e sotme në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip 'Range Rover'. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.

Kastrati është qëlluar dy plumba, ndërsa trupi qendroi brenda në makinë per gati 1 ore

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se viktima është vëllai i Kelmend Kastratit, të cilit i është bërë atentat më 8 janar të 2016-ës. Ai dyshohej për gjobëvënie.  Vetë Shkëlzen Kastrati është me precedentë penalë.Ndaj edhe dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.

Autori i vrasjes sot është larguar nga vendngjarja me një automjet tip "Range Rover", i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur "Mbikalimi i Baltzës".  Brenda në makinë është gjetur edhe një armë e djegur, automatik 'scorpion', me silenciator.

 

Ora 13:54
FOTO/ U qëllua me 2 plumba në makinën e tij, zbulohet kush është 42-vjeçari i ekzekutuar sot në Fier

1612183809_shkelzenkastrati.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e Shkëlzen Kastratit, 42-vjeçarit të ekzekutuar sot në Fier.

Ai u qëllua me 2 plumba në makinën e tij dhe gjeti menjëherë vdekjen,

Ora 12:41
Vrasja në Fier, policia 'blindon' hyrjen e Vlorës

Vrasja e Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç në fshatin Sheq ka bërë që policia të blindojë hyrjen e Vlorës dhe të zhvillojë kontrolle në automjete me qëllim kapjen e autorit.

Policia ka shtuar forcat e saj në akset kryesore të Vlorës, dhe ka shtuar kontrollet e mjeteve në lëvizje.

Shkëlzen Kastrati është qëlluar nga një person nga një makinë tip 'Range Rover', e cila është gjetur më pas e djegur.  

Ora 12:13
VIDEO/ Ekzekutimi në Fier, gjendet i djegur 'Range Rover-i' i vrasësit! Brenda në makinë gjendet edhe një armë

Vrasësi i Shkëlzen Kastratit sot është larguar nga vendngjarja dhe më pas i ka vënë flakën makinës së tij 'Range Rover' në zonën e  quajtur "Mbikalimi i Baltzës". Makina është e djegur krejtësisht. Ndërkohë që brenda në automjet është gjetur e djegur edhe një armë zjarri. Nuk dihet akoma lloji i armës dhe nëse është përdorur në vrasjen ndaj Shkëlzen Kastratit.

Ora 11:31
U ekzekutua pak më parë në Fier, vëllait të Shkëlzen Kastratit iu bë atentat në vitin 2016

Vëllait të personit të vrarë në Fier ditën e sotme i është bërë atentat në vitin 2016.  Automjeti që po udhëtonte Shkëlzen Kastrati nuk ishte në emrin e tij. Rezulton se është e regjistruar në emër tjetër.

Ora 11:27
Vrasja në Fier, policia: Vrasësi u largua, mjeti i tij 'Range Rover' u gjet i djegur

 

Policia e Fierit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Fier.

"Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur "Ura e Sheqit", një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip "Benz". Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip "Range Rover", i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur "Mbikalimi i Baltzës".

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ora 11:17
Ekzekutimi në Fier, dyshohet Shkëlzen Kastrati se është vrarë për hakmarrje, ishte me origjinë nga Kukësi

 

Shkëlzen Kastrati, i ekzekutuar pak më parë në Sheq të Fierit mësohet se ishte me origjinë nga Kukës.

Ndërkohë që sipas raportimeve paraprake dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.

Ora 11:10
Vrasja në Fier, publikohet pamje nga vendngjarja! Mësohet se emri i personit të ekzekutuar

Shkëlzen Kastrati është personi që ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ndërkohë që Report Tv siguron pamje nga vendngjarja.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gon lezha: 05/02/2021 01:00

    Ngushellime nga lezha

    Përgjigju
  • Gon lezha: 05/02/2021 00:56

    Me keqardhje te madhe per ty xeni sot mora kete lajm te hidhur . Qofsh mire me zotin . Fimiles : Ju forcoft zoti . Ngushellimet e mija

    Përgjigju
  • Vlora: 01/02/2021 22:44

    Fatkeqesi shum e madhe per xenin i qoft dheu i leht jam shum i shokuar nga ky lajm tejet i hidhur lamtumir xeni vllai,ishte flori djal nuk e meritonte ket fund tragjik.

    Përgjigju
  • shoku: 01/02/2021 17:51

    duet te ikte kela jo xeni shkret po kshu jan kto pune te presin krahet

    Përgjigju
    • O shoku: 01/02/2021 22:33

      Kush esht kela? Pse duhet te ikte ai o shoku. Po kte te shkretin pse e vrane.

  • vlora: 01/02/2021 16:20

    ike kot xen vllai

    Përgjigju
  • H.H: 01/02/2021 16:19

    Vrasje me scorpion Koke+gjoks Mos eshte edhe sollak nga krahu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?