Gent Cakaj, ministri i deleguar i Jashtem

Politikë
Top 24

Komision Hetimor për certifikatën e sigurisë së Cakajt, zbardhen emrat e antarëve

31 Janar 2019, 16:15| Përditesimi: 31 Janar 2019, 16:31

  • Share

TIRANË- Zbardhen emrat e antarëve të Komisionit Hetimor për ministrin e Jashtëm të deleguar Gent Cakaj. Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi raporton se Komisioni Hetimor do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndërsa antarë janë: Ervin Salianji, Luan Rama dhe Xhemal Gjunkshin. 

Nga ana e PS-së do të jenë pjesëmarrës në Komision do të jenë: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka. Ky Komision do të hetojë se si DSIK i dha brenda një ditë certifikatën e sigurisë, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Cakajt. 

Ngritja e një Komisioni Hetimor u kërkua nga presidenti Ilir Meta, e cila u mbështet nga LSI dhe PD. Çështjet që do të hetohen nga Komisioni janë: verifikimi i ligjshmërisë në pajisjen e Cakajt me “certifikatë sigurie” nga DSIK; roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit në shkeljen e procedurave; arsyet e moszbatimit të ligjit nga Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar Cakajn të administrojë pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”. (SHIKO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?