VIP & Spektakël
Top 24

'E gjeja me kokën poshtë dhe duke u tundur', babai tregon sa e 'praptë' ka qenë sopranoja e famshme

22 Tetor 2018, 12:17| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 14:18

  • Share

Sot është një prej sopranove më të famshme shqiptare, e si të tillë Ramona Tullumanin e kemi menduar gjithnjë me një profil të ëmbël e serioz. Në fakt Ramona ka qenë një fëmijë shumë çapkën. Këtë e pohon vetë babi i saj, producenti Edmon Tullumani nga studio e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv. Së bashku me Ramonën ata treguan edhe marrëdhënien e veçantë midis tyre  e cila është bërë më e fortë duke qenë se atë e bijë janë që të dy në fushën e artit.

Janë ato momentet e para që unë kam qenë në thonjëza një lloj diktatori. Ramona ka qenë shumë e praptë. Ne kishim shtëpi private dhe anash kishim pemë. Kur dilnim e kërkonim, nuk vinte nga dera siç vinin të gjithë por hipte nga disa hekura nëpër pemë dhe pastaj ngjitej në ballkon. Ndonjëherë e gjeja me kokën poshtë dhe këmbët lartë dhe tundej. Më pas kur ishte 5 vjeç filloi pianon dhe aty filloi të kufizohej pak.

Edmond Tullumani, producent

Producenti klasik Edmond Tullumani, vetëm pak  ditë më parë solli për të 17-vit radhazi koncertin operistik “Tre Tenorët”, ku ndryshe nga çdo vit tjetër, pjesë kryesore e tij ishte edhe sopranoja Ramona Tullumani.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?