Kryebashkiaku Erion Veliaj me të rinjtë, pas ndërtimit të Amfiteatrit Veror te Liqeni

Politikë

‘E gjetëm të shkretuar dhe me stola të thyer!’ Veliaj kujton ndërtimin e Amfiteatrit Veror 7 vite më parë: Çibanët kishin mbirë në çdo cep te Liqeni, tani oaz arti e kulture

19 Mars, 10:05| Përditesimi: 19 Mars, 10:12

  • Share

Amfiteatri veror te liqeni artificial u ndëtua 7 vite më parë nga Bashkia e Tiranës, ku nga një vend i harruar dhe me pak vizitorë, ëhstë kthyer në një atraksion dhe oaz arti e kulture.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar nga SPAK prej 10 shkurtit të këtij viti, kujton nga qelia projektin e jashtëzakonshëm që mori jetë si “amfiteatri i artit dhe qytetarisë”. Gjithashtu me një postim në rrjetin social Instagram, ai vë në dukje se si u punua për të pastruar çibanët pa leje që kishin mbirë në Parkun e Liqenit, për t’ia kthyer qytetarëve Amfiteatrin.

“E gjetëm në gjendje të shkretuar, me stolat e thyer”, shkruan ai mes të tjerash.

Postimi i Erion Veliajt:

Amfiteatri i artit dhe qytetarisë!

Para 7 vitesh, pas një pune të jashtëzakonshme që bëmë për të pastruar çibanët pa leje që kishin mbirë në çdo cep të Parkut të Liqenit, i kthyem publikut edhe ikonën e tij, Amfiteatrin Veror.

E gjetëm vërtet në një gjendje të shkretuar, me stolat prej guri të thyer, ku askujt nga vizitorët e liqenit nuk i binte rruga andej. Sot jemi krenarë që i dhamë jetë edhe asaj hapësire, e cila është shndërruar në një oaz arti e kulture, sidomos gjatë verës”.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agronomi: 19/03/2025 10:59

    Shumë bukur..., vërtet!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?