Kryeministri Rama anuloi një vizitë të tij në Delvinë këtë të hënë, pas qyteti jugor po jeton këto orë tronditjen e vdekjes së 13-vjeçari, i cili u konstatua i pajetë mëngjesin e së dielës, pasi zemra i kishte pushuar duke fjetur.
Pos këtij fakti, kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, është tezja e të miturit të ndjerë. Kjo rrethanë ka bërë që shefi i qeverisë të anulojë vizitën e tij në qytetin 16 km larg Sarandës, ku do ishte për përfundimin e ujësjellësit të tij.
Ndërkohë, nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.
Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë në tre orë, nga katër që është aktualisht. /Tema
Ngushellime familjes
PërgjigjuU prefte ne paqe shpirti i vogel zoti e deshi ne krahet e tij engjellin
PërgjigjuEngjell.
Përgjigju