Bota

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës (VIDEO)

14 Korrik, 16:46| Përditesimi: 14 Korrik, 20:41

  • Share

Franca po kremton festën e saj kombëtare, Ditën e Bastijës, me avionë ushtarakë, një shfaqje dritash me dronë mbi Kullën Eiffel dhe fishekzjarrë në pothuajse çdo qytet.

Rreth 7,000 njerëz po marshojnë mbi kuaj ose në automjete të blinduara, përgjatë kalldrëmit të rrugës ikonike Champs-Élysées në Paris.

Në fjalimin e tij tradicional drejtuar ushtrisë, Presidenti Macron njoftoi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes me 6.5 miliardë Euro në dy vitet e ardhshme.

Sipas tij, liria në Evropë po përballet me kërcënimin më të madh që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Festa shënon ditën kur parizienët sulmuan fortesën dhe burgun e Bastijës më 14 Korrik 1789, ngjarja që shkaktoi Revolucionin Francez.

 

 

V.GJ /A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?