Taso çel në Pogradec ekspozitën e veçantë ‘Vizatime nga vendi i jetës’ me 74 vizatime

5 Korrik, 09:42| Përditesimi: 5 Korrik, 10:29

  • Share

Piktori i njohur Anastas Kostandini ose Taso, siç e thërrasin të gjithë vjen me një ekspozitë të rrallë në galerinë e artit në Pogradec e cila do të qëndrojë e hapur deri më 22 korrik për artdashësit dhe turistët.  Janë 74 vizatime, punuar nga viti 1966 e deri në ditët e sotme. Ndër to, thotë piktori, ka pamje të qytetit që tashmë që nuk ekziston.

Kuratori Henri Shkurti zbulon pse ekspozita quhet “Vizatime nga vendi i jetës”. Po kështu janë ekspozuar monedhat e dizenjuara nga Piktori, por që nuk kanë dalë në qarkullim  para ‘90- tës.

"Ekspozita me vizatime e piktorit Anastas Kostandini është dëshmi e procesit të evolucionit të qytetit, e proceseve psikologjike të vetë artistit dhe perceptimit të tij ndaj natyrës dhe njerëzve. Është një hartë shpirtërore historike e qytetit, është një hartë antropologjike e qytetarëve të tij, është një dëshmi e talentit të Anastas Kostandinit si një vizatues rigoroz, i saktë, i përfshirë emocionalisht në gjithçka që e rrethon. Ai është rikrijuesi i kësaj bote të shpalosur përmes vizatimit që ofron për dashamirësit e artit të tij", vlereson studiuesi Luan Topçiu.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?