Aktori Bes Kallaku së bashku me bashkëshorten e tij, Xhnesila Myrtezaj

VIP & Spektakël

‘E gjithë bota në dy njerëz’, Xhensila Myrtezaj emocionon me dedikimin (Foto)

27 Korrik 2018, 21:15| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 21:29

  • Share

Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, janë bërë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Xhensila solli në jetë vajzën e saj të parë, dhe dyshja e pagëzoi me një emër krejtësisht shqiptar, Ajka.

Menjëherë pas lindjes të dy i uruan mirëseardhjen të voglës së tyre me një dedikim mjaft emocionues, ku shpreheshin se do ta donin gjithmonë. Madje aktori i premtoi se ndonjëherë do të kthehej në një djalë nga Laçi për ta mbrojtur nga djemtë që do ta ngacmonin. 

Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar një foto të partnerit të saj, i cili shihet teksa kujdeset me vajzën e porsalindur.

 “E gjitha bota në dy njerëz,”- shkruan ajo krahas postimit. Xhensila nuk ka qenë pothuajse fare aktive në rrjetet sociale pas lindjes dhe kjo normalisht për shkak të përkushtimit që po i bën princeshës së saj. 

Komento

Komente

  • Shume: 28/07/2018 16:54

    Jam i mallengjyer me kete foto...ua ua uaaa ca gezimi qe kam.pas fotove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?