Kronikë

E grabitën me skemën se 'do përdornin tualetin'/ Ndalohen autorët! Mes tyre vajza që e futi në kurth

11 Maj 2019, 10:41| Përditesimi: 11 Maj 2019, 11:28

  • Share

PEQIN- Dy ditë pas grabitjes së tregtarit të rrobave në Peqin, mësohet janë ndaluar tre autorët e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se është ndaluar nga policia, B.H., 30 vjeç,  M.Ll., 27 vjeç dhe .Sh., 27 vjeçe. Në kërkim është shpallur S.I., 19 vjeç.

4 të rinjtë me një plan të mirëorganizuar kanë grabitur në banesën e Skënder Zeqiri 60 mijë euro dhe sende me vlerë. Në një rrëfim pë Report Tv në ditën e ngjarjes, Zeqiri se në shtëpi në momentin e grabitjes ka qenë vetëm bashkëshorti sipas të cilit i është shfaqur në derë një vajzë. Kjo e fundit i ka kërkuar të futet në shtëpi për të përdorur tualetin.

Sipas policisë, çifti që ka shkuar në banesën e të moshuarit i ka dhënë këtij të fundit një pije për të humbur kujtesën dhe më pas kanë vepruar në qetësi për të grabitur shumën e parave dhe sende.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tir: 11/05/2019 20:43

    Nje Bravo e Madhe Policise! Te kalben ne burg , t'u pritet gishtat e dores ketyre palacove!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?