E hëna e Superligës, Tirana në Air Albania dhe Partizani në Laç! Trajneri serb i të kuqve: Problem fusha me bar natyral

15 Shtator, 16:17| Përditesimi: 15 Shtator, 16:39

  • Share

Tirana e 4 barazimeve në 4 ndeshjet e para do luajë të hënën për herë të parë këtë sezon në Air Albania, teksa përballë do ketë Elbasanin që e ka nisur pozitivisht Superligën. Përveç ndeshjes së luftuar, që nis nga ora 19:00, pritet që kjo përballje të ketë edhe një numër të rëndësishëm tifozësh.

Ndërkohë Partizani pas barazimit me Dinamon në Arenën e Demave, të hënën përballet në transfertë me Laçin duke nisur nga ora 16:00.

“Dua të jem i sinqertë dhe të thëm që sipas asaj që unë kam parë rezultatet nuk kanë qenë të drejta me Laçin në raport me atë që ka dhënë në fushën e lojës. Përveç kësaj më shqetëson fakti që do luajmë në një fushë me barë natyral dhe jo sintetik ashtu siç stërvitemi dhe luajmë ne,”-u shpreh Aleksandar Veselinovic, trajner i Partizanit.

Po për javën e 5 të Superligës Dinamo do kërkojë 3 pikët e para nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. ‘Nëndetësja’ do luajë si pritëse në Elbasan Arena kundër Skënderbeut, teksa duhet theksuar që të dy ekipet deri më tani kanë nga 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?