Pas raportimit të Report Tv, ndryshim rrënjësor te tregu i Kamzës! Qytetarët të detyruar nga sinjalistika respektojnë rregullat

20 Prill 2020, 11:08| Përditesimi: 20 Prill 2020, 12:28

  • Share

KAMËZ- E hëna ka sjellë një panoramë krejtësisht ndryshe në tregun e Kamzës.

Pas raportimit të Report Tv, Bashkia ka vendosur rrathët e verdhë që detyrojnë qytetarët të mbajnë distancën nga njëri-tjetri, por fillimisht përpara se të hyjnë në treg ato do të duhet të dezinfektohet në tuneli e vendosur vetëm ditën e djeshme. Nuk mungojnë as gardhet metalike në hyrje të tregut.

Të pranishëm janë edhe uniformat blu dhe ushtria që monitorojnë zbatimin e rregullave. Dy ditë më parë, Tregu i Kamzës u kthye në një problem i madh dhe rrezik infektimi për shkak të grumbullime masive të qytetarëve , të cilët nuk respektonin distancën dhe as zotëronin maskat mbrojtëse gjatë kohës që bëni pazar. Sot, situata ka ndryshuar.

Ora 11:27
Kryeinspektori i Policisë Bashkiake: Masat në tregun e Kamzës nuk janë të vonuara, ishin planifikuara (VIDEO)

Faik Basha, kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Kamzës në një prononcim për Report Tv ka deklaruar se masat e marra në treg nuk janë të vonuara, por nuk ishin marrë më herët për faktin se ai ka qenë gjysmë i mbyllur. Ndryshe nga dy ditë më parë, sot nuk janë lejuar të tregtojnë, ka bërë me dije Basha.

"Kanë qenë të planifikuara për të marrë. Me zbutjen e virusit, pritet që tregu të hapet, Me kaq sa funksiononte ky treg nuk ka qenë shumë problematike. E gjithë kjo është funksionale, kemi pasur bashkëpunimin e qytetarëve të cilët i falenderoj. Kjo është planifikuar pikërisht për këtë punë, kjo do të zgjasë deri sa të zgjasë virusi. Tregtarët e moshuar nuk janë lejuar që të shesin. ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, zbatoni rregullat! Janë për të mirën e të gjithëve", tha Basha për Report tv.

Ora 11:26
I kërkoi që të mbante distancë, klientja largohet pa bërë blerje/ Tregtarja: Nuk pati durim (VIDEO)

Ka edhe nga ata qytetar të cilët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm. ot në tregun e Kamzës kamera e Report Tv ka filmuar një moment ku një qytetare, së cilës i është kërkuar që të mbajë distancën nga tregtarja, ajo ka zgjedhur të largohet.

"Nuk pati durim, kush ka ardhur kanë zbatuar përpikmëri. U kam shërbyer vetë! Sot ndihemi më të sigurt dhe më me rregull dhe më të qetë. Sot ka rregull", tha tregtarja.

Ora 11:20
Tregu i Kamzës me rregulla të reja, tregtari: Sot jam më i sigurt...nuk përballohen njerëzit, sot zbatojnë sinjalistikën (VIDEO)

Për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, tregtarët shprehen se janë më të sigurt, si pasojë e masave të marra.

"Është shumë më mirë, jam tregtar. Jam më i sigurt sot, pak po. Edhe njerëzit nuk mbahen nuk përballohen, 90% e rasteve i respektojnë sinjalistikën. Çmimet janë njësoj, lëvizin me ditë", tha një tregtar. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?