Një histori shumë emocionuese ka qenë ajo e treguar ditën e sotme nga Santana Çomorra, edituese mode gjatë emisionit “Rreze Dielli”. Mes pluhurit të harresës, flinte një letër e veçantë për të cilën nuk kishte dijeni. Babanë e humbi që në moshën 9 vjeçare, dhe ndoshta një letër prej tij, do të ishte gjëja e fundit që priste. Por si për të treguar se kujtimet nuk vdesin kurrë, Santana Çomorra ka zbuluar vetëm para disa ditësh të lënë nga babai I saj para se të vdiste asaj dhe motrave të saj, me një mesazh për ti qëndruar pranë njëra tjetrës në çdo kohë. Për të kjo letër ka një rëndësi të veçantë, shumë shpirtërore, që e emocionon sa herë e përmend.
“U ndesha vonë me këtë letër sepse babai më ka lënë 9 vjec, ishte një letër që për moemntin që po jetojmë, ishte shumë e dashur ka qenë një mesazh për të qëndruar pranë njëra tjetrës (pranë motrave), një letër shumë emocionuese, ishte dhe një letër tjetër që kishte të bënte me prejardhjen. Jam munduar ti ruaj me fanatizëm, janë pasuria më e madhe që më kanë lënë, shpresoj të tilla vlera ti lë edhe unë fëmijëve të mi dhe ti vlerësojnë. Në një postim që bëra, e quajta një kafe me babin tim, pasi nga mesazhi na thoshte të qëndronim shumë pranë njëra tjetrës. Kur isha 9 vjecare nuk mund ta kuptoja dot atë letër, dhe nuk mund t'i jepja vlerën që meriton ajo letër. Nuk ka 4-5 ditë që jam njohur me këtë letër, ishte shumë emocionuese" shprehet Santana Çomorra.
Gjatë periudhës së izolimit në shtëpi, shumë njerëz kanë zbuluar pasione të fshehura në nënvedijen e tyre. Disa kanë zbuluar se dinë të gatuajnë, të tjerë të pikturojnë e të tjerë e kanë kaluar kohën duke zbuluar thellë në trashëgiminë e familjes, atë shpirtërore, kulturore, që mund të jenë pasuritë më të mëdha që mund të ketë çdo familje.
Santana Çomorra është një nga ato njerëz që gjatë ditëve të karantinës na ka njohur me koleksionin e rrallë të librave të vjetër, që ruhen me fanatizëm në familjen e saj prej shekujsh. Disa nga librat më të vjetër ajo I prezanton edhe në emisionin “Rreze Dielli” në një lidhje skype.
Ndër më të vjetrit ajo përmend një libër të Viktor Hygo, kopjet e të cilit janë shumë të rralla dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.
“Këtë periudhë e kam quajtur si detox për mendjen dhe shpirtin. Jemi munduar ta shfrytëzojmë duke gatuar, duke u marrë me familjarët, njëkohësisht jam munduar që ta shfrytëzoj edhe me trashëgiminë time familjare, e cila është e pasur, duke luajtur vlera, me koleksioninmin e librave të vjetër, të shekujve të mëparshëm psh kam një të Viktor Hygo, të vitin 1885, për mua është një pasuri. Kam edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, që trajton probleme aktuale edhe trungu familjar, raportet me të tjerët, ligje që ende vlejnë për mua, një nga librat e tjerë është Piter Pan, recesioni i Moza Ahmetit të cilët mundohem tja tregoj edhe fëmijëve të mi. Një libër që e kam lexuar shumë ka qenë 'Aventurat e Çipolinos', 'Mery Popins' etj. librat që janë shndërruar në filma I kam lexuar edhe për djemtë në këtë kohë. Pothuajse të gjithë janë libra që më janë bërë dhuratë, kujtim nga mamaja, babai, motrat e mia që nga 1989 psh është njëri.” zbulon ajo.