Distria Krasniqi është dominuese në botën e xhudos. Shqiptarja e Kosovës e sheh veten me më së shumti pikë në të gjitha kategoritë e femrave në sportin e xhudos, në renditjen e publikuar këtë të hënë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Sportistja pejane ka 8280 pikë, më shumë se çdo garuese tjetër, ndërsa ndiqet nga japonezja Saki Niizoe. Në vendin e tretë në një kategori tjetër, gjendet francezja Romane Dicko. Këtë sukses të medalistes olimpike Krasniqi më parë e kishte arritur vetëm kampionia tjetër olimpike, Majlinda Kelmendi.
Nora Gjakova ka rënë me një pozicion në kategorinë deri 57 kilogramë dhe tani renditet e nënta. Norma e saj olimpike nuk rrezikohet. Ngritjen më të madhe e ka bërë Akil Gjakova, falë dy fitoreve në Masterin e Budapestit. Ai renditet i 33-ti në kategorinë deri 73 kilogramë. Ky sukses i xhudos së shqiptarëve të Kosovës vjen në vazhdën e paraqitjeve shumë të mira të sportistëve, disa nga të cilët mbajnë edhe gradën "Kolonel" në Shqipëri.