Skuadra e Tiranës

E 'joshën' nga Superliga, Refik Halili bind titullarin e Tiranës për rinovim! Gati 4 afrime të reja

8 Qershor 2023, 10:34| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 10:36

  • Share

Tirana është duke formuar grupin për në Evropë dhe për sezonin e ri. Pas zyrtarizimit të Kainës në sulm dhe Gentian Selmanit në portë, Tirana ka gjetur akordin dhe ka bindur Albano Aleksin që të hedhë firmën mbi kontratën e re për rinovimin.

30-vjeçari nga Levani ka edhe tre javë kontratë me bardheblutë, teksa duket se u josh nga një ofertë e Egnatias. Në të tilla kushte ishte një takim mes tij dhe presidentit Refik Halili, që bëri mesfushorin luftarak të ndërronte mendje dhe të qëndronte në kryeqytet.

Rinovimi i tij pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa kujtojmë se edhe trajneri Orges Shehi do jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ri. Veç tyre, Tirana duket se ka gati për të afruar në ekip edhe Edison Ndrecën nga Kukësi dhe Egzon Bejtullain e Shkëndijës. Gjithashtu ka një akord paraprak për rikthimin e Albi Dokës dhe marrjen e Liridon Latifit.

Albano Aleksi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?