Politikë

‘E ka kthyer turizmin në xhungël e bixhoz!’ Berisha akuza qeverisë ‘Rama’: I ka dhënë leje hoteli e kazino Pëllumb Gjokës dhe klanit ‘Sinaloa’

16 Prill, 12:23| Përditesimi: 16 Prill, 18:02

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot (16 prill) një takim me shoqatat e turizmit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Fjala e tij u fokusua jo vetëm tek premtimet që nuk i mbajti dot në 8 vite pushtet si kryeministër, por edhe tek akuzat ndaj qeverisë se ka vrarë bizneset e ndershme turistike, duke favorizuar oligarkët dhe qeveritarët si investitorë strategjikë, e deri tek klanet kriminale.

Berisha tha se qeveria i ka dhënë leje hoteli me 5 yje Pëllumb Gjokës dhe kazino klanit ‘Sinaloa’ të kokainës, duke mbytur operatorët e ligjshëm, duke denoncuar atë që e quajti informalitet që duhet kthyer në formalitet.

“Turizmi ka problem të mëdh, ai është informaliteti, që godet sipërmarrësit e ndershëm. Shqipëria ka potenciale turistike, duke e krahasuar edhe me vendet e rajonit. Kemi nevojë për formalizimin e turizmit, pasi është edhe çështje sigurie. Pasi ai që vjen në shtëpinë tënde, në shtetin tënd, ka një përgjegjësi ndaj tij. Ka nga ata si Pëllumb Gjoka e të tjerë që marrin leje për hotele, e shpallin me 5 hyje, i japin e licencë për kazino, si Luftim Hysit të Sinaloas, me të ardhurat e Sinaloas, duke dëmtuar thellë turizmin dhe ekonominë, sepse s’i ka nga puna. Narkoeuro ëhstë vërtetë toksike për vendin dhe ekonominë. Narkodiktatori Edi Rama i ka shndërruar këto tituj strategjikë në bixhozin më të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, titulli shpërblemet me miliona euro e narkoeuro, një titull i tillë”, u shpreh kreu i selisë blu.

Por ai nuk i kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Rama, që e lidhi me tokat në bregdet si një trashëgimtar me përfitim të paligjshëm, si dhe rastin e Olta Xhaçkës.

“Angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike është gjithashtu i dëmshëm, sikurse Olta Xhaçka me bashkëshortin që vjedh 10 mijë metra tokë publike dhe e paraqet si të trashëguar. Ose rasti i tokës pa asnjë dokument kadastral, nuk paraqet asnjë dokument se ka qenë e konfiskuar nga regjimi komunist. Sipas deklaratave të Spiro Kolekës (e ka fjalën për dajën e Edi Ramës dhe i adresohet kryeministrit duke i përdorur emrin e tij), që vetë e thotë se nuk kishim toka dhe më tej nipi i vetë bëhet me 24 hektarë tokë. Vilma Nushi, vete ndërton fshatin turistik pa leje. Me mungesë të plotë transsparence e xhungle që ka krijuar qeveria në këtë industri, këta sipërmarrës janë heronj që përballen me këto kushte e rrethana që thashë, hoteleria, restorantet, lokalet janë delikate, duan rregulla të ndershme. Por këta përballen me një xhungël të vërtetë që udhëhiqet nga qeveritare. Do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit”, tha Berisha mes të tjerash.

Gjithashtu premtoi se do bëhej marrëveshje pushteti me shoqatat turistike dhe do merreshin përsipër pagesa të pjesshme të rrogave të punonjësve turistikë gjatë kohës kur nuk ka sezon.

“Do arrijmë marrëveshje pushteti me shoqatata turistike, do marrim përsipër pagesat e një pjese të pagave për punonjësit e përkohshëm turistikë”, vijoi ai.

Një nga problematikat kryesore që evidentoi është ajo e impianteve të ujërave të zeza që duhet të vendosen nga vetë biznesi.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?