Partizani drejt 'shërimit' total, edhe Kote negativ

24 Korrik 2020, 11:33| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 11:38

  • Share

Partizani është duke e “mposhtur” totalisht koronavirusin. Klubi i kuq ka njoftuar se e ka kaluar COVID-in edhe një tjetër lojtar Kristi Kote dhe pozitiv mbetet vetëm një nga 5 futbollistët e infektuar. Boldor dhe Ferati ishin të parët  që e kaluan COVID-in në skuadrën e kuqe.

Më pas negativ në ritestim doli Esat Mala dhe së fundi edhe Kristi Kote e ka fituar betejën. Pra katër futbollistë nga 5 të infektuar e kanë kaluar koronavirusin dhe në karantinë ka mbetur vetëm Eraldo Çinari./Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?