Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.
Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri...
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën
Dje kryeministri Edi Rama foli për rastin e Mihal Kokëdhimës por duke e sulmuar ashpër veprimet e tij e duke e quajtur atë ''barbar''.
Lajmi kryesor:
Sulmoi turistët, mbetet në burg/ Mihal Kokëdhima: Më morën zvarrë me makinë, u mbajta tek xhami (VIDEO)
G.M./xy/ReportTv.al