Futbollisti i Kombëtares Lindon Selahi

Sport

‘E kam patur ëndërr të luaj për Kombëtaren’, Selahi: Më ka kërkuar edhe Belgjika

7 Tetor 2019, 13:51| Përditesimi: 7 Tetor 2019, 13:55

  • Share

Lindon Selahi është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren A për të luajtur dy sfidat kualifikuese të Europianit kundër Turqisë dhe Moldavisë. Ai ka qenë prezent në konferencën e zakonshme të këtyre dy sfidave ku fillimisht ka folur për zgjedhjen e tij, për të luajtur për kuqezinjtë pavarësisht se kishte ftesë edhe nga Belgjika.

“E kam merituar të grumbullohem, por kur e kam parë ftesën te klubi kam qenë shumë i lumtur. E kam pasur ëndërr të luaja për Kombëtaren. Unë shpresoj që të luaj, por këtë e vendos trajneri. Do të jap maksimumin në stërvitje. Dy orë ka që kam ardhur, më kanë pritur mirë. Tani vjen Ramadani dhe Bare, kam luajtur me ta te Shpresat.

Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100% te Shqipëria.

Ka pasur moment që nuk kanë qenë mirë por tani jemi mirë. Mendoj se kemi shans për të kaluar dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për të fituar dhe për të luajtur mirë.

Për sa i përket pozicionit tim, mund të luaj në çdo pozicion të fushës. Njësoj është për mua. Është sezoni i parë me Tuenten dhe po luaj mjaft mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me Kombëtaren. Për sa i përket klubit kam ëndërr të kualifikohemi dhe të luajmë në Kupat e Europës,”- u shpreh Selahi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?