Ilir Rusmaili dhe Sali Berisha

Politikë

'E kam shkarkuar për korrupsion', pse Berisha shpifi sërish kundër Ilir Rusmailit?

3 Korrik, 15:29| Përditesimi: 3 Korrik, 15:36

  • Share

Gjatë konferencës për shtyp, Sali Berisha, mes shumë të tjerave, gjeti kohë sërish të sulmonte ish-ministrin e Drejtësisë së PD dhe ish-zëvendëskryeministrin e tij, Ilir Rusmaili.

Berisha e akuzoi atë si njëri pa moral dhe që nuk respekton ligjin, duke e akuzuar, madje, edhe se ishte vendimmarrja e tij ajo që i kishte nxjerr votat tepër të kandidatëve të PD gjatë procesit të rinumërimit.

Veç kësaj, Berisha u shpreh se e ka "shkarkuar për korrupsion" Ilir Rusmailin, gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë, por është një mashtrim që i shkon përshtat vetëm shpifjeve madhështore të Berishës.

Ilir Rusmaili nuk është shkarkuar nga Berisha. Ai është ministri i parë në qeverisjen e PD që ka dhënë dorëheqjen.

E ka dhënë si një akt moral, duke i treguar Berishës pasqyrën e pastërtisë, gjë që ai nuk e kapërdinë dot.

Përveçse ka qenë ministri i vetëm që ka refuzuar me forcë dhe akte konkrete aferën korruptive të djalit të Berishës në Gërdec, e cila rezultoi me 26 viktima.

Ndaj Berishës nuk i del "e keqja" me Ilir Rusmailin. Ai i tregoi pasqyrën për të parë vetveten deri në vitin 2007, duke i thënë se je thellësisht i korruptuar.

Prandaj, Berisha shpif në 2025 dhe thotë e ka shkarkuar si të korruptuar. Përkundrazi, ishte Rusmaili ai që i tregoi Berishës se sa i korruptuar ishte ai dhe familja e tij. /TEMA/

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?