Zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc ka çuar në zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin drogë nga Amerika Latine në BE.
Nga 11 urdhërarreste janë ekzekutuar 4, mes tyre Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6.
Report Tv, dhe shqiptarja.com ka siguruar pjesë të përgjimeve.
Në bisedat e fundit të zbardhura nga SPAK në aplikacionin Sky Ecc ku u arrestua edhe oficeri i policisë Dadan Gjoni flitet edhe për vota. Në një bisedë të datës 5 mars 2021 oficeri i policise i kërkon një shtetetasi përdoruesi i Skai që ta ndihmojë për të siguruar vota për deputetin aso kohe Myslim Murrizi.
Dedan Gjoni shkruan se e ka mik dhe ka detyrime. Përdoruesi tjetër i Skait i thotë se mund te sigurojë menjëhere 15 vota nga Valencia ku ai ndodhet. Por oficeri i policisë i kërkon që ai të angazhojë dhe të lajmëroi edhe njerëzit e tij në Shqipëri si nipërit e njerëz të afërm.
Në dosje thuhet se në datën 05.03.2020, ai përfshihet në fushatë zgjedhore për një subjekt të caktuar politik dhe se biseda bëhet në orën 18:28:53.
Dedan Gjoni komunikon me përdoruesin J… dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:
Dedan Gjoni --Si te kam.
J… Ca bëre shok....mir je...un mir qetësi pz...
Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota
J …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz...kam shum dyshime per ty...
Dedan Gjoni- Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj....
J… Më pëlqen...kam simpati...
Dedan Gjoni--Eshte i vetmi që kam mik e detyrim...Me ndihmon mua......A më ke shok...
J…Nja 15. ota ti jap nga valencia online...kto që kam me dokumenta..
Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë... Hahaha...
J- Aty do jem per vitime...
Dedan Gjoni: Ok shok... Mirardhsh..."
Të njëjtën bisedë Dedan Gjoni ka bërë dhe me Ismail Zenelin, në kërkim si i dyshuar i përfshirë në këtë grup kriminal.
Po ashtu i kërkon edhe përdoruesit Ismail Zeneli, në orën 19:41:17 që familjarët e tij dhe ai vetë të investohen për vota për subjektin që përfaqëson Myslim Murrizi. Ata shkëmbejnë mesazhet:
Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin...Do na ndohmosh me vota... Me sa njerez ke....Se e kemi mik te mire...
Ismail Zeneli: Qa je ti?
Dedan Gjoni: Une demokrat jam....Por i duam per partine e myslimit...E kam sh mik Murrizin
Ismail Zeneli -audiofile "shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd....Por e djathte eshte...Fol nje here ti me te..
Ismail Zeneli: -Ok ok... Pa merak..."
Më 17 nëntor 2023 GJKKO firmosi 11 urdhërarreste nga të cilat 5 u ekzekutuan mbrëmjen e 20 nentorit, ndërsa 6 janë në kërkim. Dyshohet se 4 prej tyre ndodhen në Spanjë.
Në pranga nga operacioni i SPAK janë ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, ndërsa në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Ervin Mata, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga
sic duket keta qe merrem me droge bojne ene moral
PërgjigjuKy menderi na ben moral perdit neper media,na hiqet si i virgjer dhe shiko cfar mostrash jan ne fakt. Eshte qelbur me kohe kjo pun. Ate qe e sheh si me te mirin del me i dhj**** se te gjith.
Përgjigjuky eshte ai plera qe thote ne shqiperi po vidhen votate .oo lyme pordha te doli boja
PërgjigjuDroga
PërgjigjuBojini tfala Luanit se i shkreti me lekt e hotelit esht mbajt e me ato po bon edhe pallatin tek ekspozita. Lodhet duke thon jam njeri i mire e i nershem. Na myti llumi me kta soj
Përgjigju