Sociale
Drejt Punës

'Një nga ne'/ 'E kemi vendin flori', shkodrani korr sukses me rukolën: Me dy çanta e nxjerr ditën e punës

23 Korrik, 20:48| Përditesimi: 23 Korrik, 20:56

  • Share

Në një kohë kur askush nuk e njihte dhe tregu ishte i pasigurt, Hilmi Zeneli vendosi të mbjellë një kulturë të re për Shqipërinë: rukolën. Sot nuk e ka problem shitjen duke treguar se risitë shpërblehen nëse tregon durim dhe pasion.

“Kam 20 vite që merrem me rukolën. Fillimisht kishte disa probleme se populli nuk e njihte dhe detyroheshim ta hidhnim. Pas disa peripecive, mundimeve arritëm që të mbijetonim. Filloi populli ta njihte, u shtua prodhimi, konsumi dhe sot nuk e kemi problem tregun, kemi super treg”, tregon shkodrani për emisionin “Një nga ne”.

Në pikun e vapës del dhe punon në serë. Mungesa e fuqisë punëtore është sfida e radhës që po përballet këtë sezon.

“E kam të vështirë për ta siguruar. Të gjitha profesionet kanë të njëjtin problem me thënë të drejtën, por bujqësia është më e ndjeshme sepse unë e kam punën me sezone, jo për të tërë vitin. Vijnë disa punëntorë nga jashtë, nga vendet e treta. Mirë që nuk e njohin punën, por dhe kur e mësojnë, më duket se Shqipërinë e kanë si trampolinë, që të lëvizin diku tjetër. Nuk e kanë kulturën e punës, janë më keq se ne. I kam marr disa herë, por nuk ia vlen”, thotë Hilmiu ndërsa nuk mungon as thirrja për rikthim të emigrantëve.

“I bëj thirrje dhe të tjerëve që mos të ikin, por edhe atyre që janë jashtë të rikthehen. Është kënaqësi për mua që kam ndenjur këtu, e kemi vendin flori, ia vlen të qëndrosh”.

Ka testuar varietete të tjera përveç rukolës si pomodorini, borzilok, mente, radikja etj. Janë fitimprurëse dhe ia vlen të merresh me to, por rukolën nuk ‘e tradhton’.

“Fluksi më i madh i punës është korrik-gushti sepse shtohet popullsia, vijnë emigrant, ka turistë, ka super punë për momentin. Unë punoj gjithmonë me të njëjtin çmim, pra 50 lekë kg. Nuk e rris çmimin se punoj me klientelë, me restorante dhe markete. Për momentin rukola është më fitimprurëse në krahasim me domaten apo perimet e tjera. Shkon me dy canta 20-30 kg edhe ditën e punës e ke të sigurt”, shprehet fermeri.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

V.GJ /K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ku blehen fara: 23/07/2025 21:23

    Na beni nje reportazh zoterise ku blejne farat per te mbjelle rukolën ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?