Federata Shqiptare e Futbollit ka kthyer në fushë gjyqtarin Juxhin Xhaja, i cili u përball pak ditë me parë me një situatë të paprecedentë, pasi ai dhe familja e tij u kërcënuan me jetë. Gjyqtari Xhaja do të drejtojë ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit në orën 15:00 të vlefshme për javën e 29-të të Superiores.
Kjo është sfida e parë që Xhaja do të drejtojë që pas kërcënimit që mori me jetë ai dhe familja e tij. Xhaja do të arbitronte duelin mes Kastriotit dhe Bylisit, por ndeshja u anulua për shkak të kërcënimit ndaj arbitrit. A
Ai u kërcënua për të mbajtur krahun e Kastriotit në ndeshjen e javës së 28-të kundër Bylisit.