Saimir Tahiri gjatë një mbledhjeje tek Komisioni i Mandateve

Politikë
Top 24

E kërkoi dje Paloka, Parlamenti zgjat hetimet me tre muaj për Saimir Tahirin

6 Shtator 2018, 13:46| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 14:49

  • Share

Pas kërkesës së depozituar ditën e djeshme në Kuvend nga kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri, Edi Paloka, ku kërkohej zgjatja e afatit të hetimit, parlamenti ka votuar “pro” me 72 vota. 3 vota kundër, dhe 1 abstenim, ky ka qenë vendimi i parlamentit. Kështu, hetimet për Tahirin do të vazhdojnë edhe për 3 muaj. Ajo që bie në sy në këtë votim, është fakti se kërkesën e Palokës e kanë votuar edhe deputetë të mazhorancës socialiste.

Komisioni Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është ngritur në muajin mars 2018, pak javë para heqjes së mandatit. Ky komision ka kërkuar disa herë shtyrjen e afatit të hetimeve, ndërkohë që në kërkesën që Paloka i drejtoi dje Kuvendit, kërkohej që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu të japin dorëheqjen, pasi sipas PD-së, pengojnë hetimet.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisionit Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor “Tahiri”. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”.-thuhej dje në kërkesën e Palokës. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?