Këngëtarja Tuna

VIP & Spektakël

E kërkoi për bashkëpunim, reperi refuzon hapur Tunën

1 Nëntor 2018, 13:14| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 13:20

  • Share

Këngëtarja shqiptare Tuna është gjithmonë e më në qendër të vëmendjes për shkak të konflikteve familjarë që po kalon me kunatin e saj Robert Berisha dhe gruan e tij Nora Istrefi. Mirëpo intervista e saj e fundit në “Xing me Ermalin” së bashku me burrin e saj Patris Berishën nxorri në pah se shumë njerëz të tjerë nuk duan të kenë të bëjën me Tunën.

Njëri prej tyre është edhe reperi Kidda i cili e ka refuzuar hapur për një bashkëpunim. I ftuar në emisionin “NIN” mbrëmjen e kaluar, në rubrikën ‘Thuaje ose haje’, reperi u detyrua t’i përgjigjej një pyetjeje të sikletshme.

Moderatori i emisionit e ka pyetur për emrin e një këngëtareje femër që ka refuzuar për bashkëpunim dhe Kidda ka pranuar të përgjigjej pa marrë dënimin.
“Me Tunën nuk kam pranuar,”- është përgjigjur Kidda. Na mbetet të presim për të parë se si e ka marrë këtë deklaratë Tuna.

Reperi Kidda

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?