Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga Manchester United ka hapur skenarë të mëdhenj përsa i përket zëvendësimit të norvegjezit. Dhe kjo pasi gjithçka lidhet me emrin e Zinedin Zidan.
Ky i fundit është dëshira kryesore e klubit francez, por sipas ‘BBC Sport’ dëshira e ish-trajnerit të Real Madrid është të marrë drejtimin e Paris SG. Kjo duket një situatë sa e komplikuar, por edhe e mundur për t’u zgjidhur, pasi Pochetino që aktualisht është trajneri i Paris SG është dëshira numër dy e Manchester United.
Sipas “Daily Mail” tekniku argjentinas nuk ka preferuar të marrë një shtëpi me qera në Paris, teksa jeton në hotel dhe familja e tij ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.