Florentino Perez

E kërkon personalisht Perez, Real Madrid 'pazar' te Milani

12 Shtator, 14:04| Përditesimi: 12 Shtator, 14:08

  • Share

Milani po përpiqet të bindë portierin Mike Maignan për një firmosur një kontratë të re, por kuqezinjtë nuk duket se janë gati t'i ofrojnë një pagë prej 7-8 milionë euro për sezon, kërkesë e bërë nga agjentët e portierit francez.

Nëse kuqezinjtë nuk ia dalin, atëherë Real Madridi është gati për të marrë portierin në "Bernabeu". Duket se presidenti Florentino Perez është investuar personalisht dhe vera që vjen do e shohë Mike në Madrid.

Me kontratën që skadon verën e 2026 dhe rinovimin e munguar, Maignan duhet se do i sjellë të ardhura Milanit dhe kuqezinjtë nuk duan ta largojnë falas portierin, andaj do pranonin një dëmshpërblim nga madrilenët.

Portieri i Francës është një lojtar ambicioz që dëshiron të fitojë titujt e mëdhenj. Ai do të zgjedhë vetëm një projekt fitues sportiv, diçka që Real Madridi e di se mund t’ia ofrojë. Kylian Mbappe dhe Aurelien Tchouameni thuhet se kanë biseduar me Maignan për t’u bashkuar me ta në 'Santiago Bernabeu'.

Mike Maignan

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?