Jose Mourinho

E kërkon Portugalia, Roma vendos për fatin e Jose Mourinhos

24 Dhjetor 2022, 15:05| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 15:07

  • Share

Jose Mourinho nuk do jetë trajner i Portugalisë. Megjithë këmbënguljen e Federatës së futbollit, portugezi duket se e ka të pamundur të drejtojë ekipin kombëtar të vendit të tij pasi Roma nuk do pranojë që ai të ndajë pankinat.

Sky Sport bën me dije se skuadra nga kryeqyteti italian as që e ka çuar në mendje të lërë trajnerin të lirë, me Mourinhon që duhet të fokusohet në edicionin e Serie A. 59-vjeçari është emri që Federata portugeze dëshiron si zëvendësues të Fernando Santos në stolin e kombëtares, me Romën që ka vendosur veton.

Pas refuzimit të Jose Mourinhos, në Portugali do duhet të kërkojnë emra të tjerë për të zëvendësuat Santos në stolin e ekipit dhe më i lakuari është spanjolli Roberto Martinez që e mbylli me Belgjikën pas eliminimit nga Botërori.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?