Gudmunson me bluzën e Fiorentinës

Sport

E kërkonte edhe Interi, Gudmunson zbarkon në Firence! Pritet të sjellë efekt domino në merkaton e Seria A

16 Gusht 2024, 15:04| Përditesimi: 16 Gusht 2024, 15:07

  • Share

Në Seria A ka nisur një efekt domino i lëvizjeve të lojtarëve në merkato. Pas shumë e shumë spekulimeve më në fund është mësuar e ardhmja e Gudmunsson, fantazistit të Genoas që kërkohej nga Interi, por që ka firmosur për Fiorentinën. Klubi violë vendosi të pagujë 8 milionë euro për huazimin dhe 17 + 3.5 milionë të tjerë me përmbushjen e disa kushteve. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në Firence dhe javën e ardhshme do jetë nën urdhrat e Palladinos.

Mirëpo kjo lëvizje i ka hapur rrugën Juventusit për të transferuar Nico Gonzales, të cilin ‘zonja’ e kërkonte prej kohësh. Marrëveshja pritet të kryhet me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, në një operacion që do kapë vlerën e 30 milionë eurove në total.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?