Nick Woltemade

Sport

E kërkonte edhe Real Madridi, ylli i ri i futbollit gjerman i jep fjalën Bayern Munichut! Kontratë deri në vitin 2030

27 Qershor, 15:02| Përditesimi: 27 Qershor, 15:08

  • Share

Bayern Munich është në rrugë të mbarë për të firmosur me yllin e ri të futbollit gjerman, Nick Woltemade. Sipas asaj që raporton 'Sky Germany', gjigandët bavarezë kanë arritur marrëveshje të plotë për kushtet personale me sulmuesin e talentuar të Stuttgartit, Nick Woltemade.

Gazetari Florian Plettenberg ka zbuluar se lojtari 23-vjeçar dëshiron t’i bashkohet menjëherë Bayernit dhe se tashmë është dakordësuar për një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, me të gjitha kushtet financiare të rregulluara gjatë ditëve të fundit. Sipas raportit, bordi mbikëqyrës i Bayern Munich ka dhënë miratimin për këtë transferim, megjithatë nuk kanë nisur ende negociatat mes dy klubeve.

Stuttgart ka kontratë me Woltemade deri në vitin 2028 dhe nuk ekziston një klauzolë lirimi, çka e bën më të ndërlikuar marrëveshjen në nivel klubesh. VfB Stuttgart, nga ana e tyre, janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin.

Nick Woltemade ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Stuttgartin, duke realizuar 17 gola në 33 ndeshje dhe ka qenë një nga pikat kyçe në ecurinë e shkëlqyer të klubit. Ai gjithashtu ka spikatur në skenën ndërkombëtare, duke qenë golashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropian U-21, me 6 gola për Gjermaninë, e cila ndodhet në finalen e kompeticionit.

Para se ta kontaktonte Bayerni, Woltemade ka qenë në radarët e klubeve si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United, por duket se bavarezët janë më afër sigurimit të shërbimeve të tij. Nëse marrëveshja përfundon me sukses edhe në nivel klubesh, Bayern do të sigurojë një nga talentet më premtues të futbollit gjerman dhe evropian për vitet në vijim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?