Muriqan

E kërkonte Moska, arrestohet në Muriqan shtetasi rus Igor Kokunov

28 Gusht 2023, 09:08| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 11:01

  • Share

Një shtetas rus i shpallur në kërkim nga  Moska është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit informoi sot policia e Shkodrës.

I arrestuari është Igor Kokunov 59 vjeç banues në kryeqytetin rus , i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi autoritetet moskotive i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,pasi akuzohet se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel rus.

“Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi” informoi sot policia e Shkodrës.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës. Vepra penale për të cilën akuzohet Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg.

Operacioni u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për të ekstraduar 59 vjeçarin Igor Kokunov, drejt Rusisë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 28/08/2023 12:22

    Ky nuk është i kerkuar, por është i derguar special i Putinit , tek Edvin Vuçiçi…! Lereni më prrallat e pështira…!

    Përgjigju
    • Pjeter: 28/08/2023 13:30

      Eshte shoku i Fazlliçit, ka ardh per ti dhene nje dore rrufjanin te Viçidolit dhe sy peshkaqenit te tij!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?