Me kërkesë autoriteteve Italiane, Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot pronat që biznesmeni Gëzim Sallaku kishte ngritur në Shqipëri. AI akuzohet akuzohet nga autoritetet e vendit fqinj për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Konkretisht prokuroria ka vendosur nën sekuestro 6 pasuri: Dy kate pallati, trualle dhe tokë arë.
Sallaku është emër i njohur për drejtësinë në Itali, ku është shpallur 'non grata' si person i padëshiruar. Ai u dëbua nga autoritetet italiane më 19 shkurt pasi Policia e Brescia e konsideroi atë person të padëshiruar dhe të rrezikshëm ndërsa iu sekuestrua pasuria me vlerë miliona euro atje.
Prokuroria informoi se nëpërmjet letërporosisë nga Prokuroria e shkallës së Parë Breshia, kërkohet ndër të tjera të zbatohet Dekreti nga Gjykata e Zakonshme e Breshias, Seksioni i Masave Autonome te Parandalimit, që urdhëron sekuestrimin e pronave të mëposhtme:
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është regjistruar procedimi penal në vitin 2014, i rifilluar në vitin 2018, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal. Në interes të këtij procedimi, me vendimin të vitit 2021, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit G.S., etj, ku bëjnë pjesë edhe pasuritë e mësipërme. Në përfundim të hetimeve është marrë i pandehur shtetasi G.S., etj, dhe kjo çështje penale është sjellë për gjykim më shkresën në vitin 2023.
Pasuria me vlerë mbi 5.8 milionë euro i është sekuestruar në Itali biznesmenit Gëzim Sallaku, i dëbuar nga vendi fqinj më shkurt të vitit 2021.
Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri. Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve/ Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar për disa vepra penale. Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm.
Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.