E kishim bërë deri tani gabim...Mënyra ideale për të zier dhe për të qëruar vezët (VIDEO)

27 Nëntor 2020, 08:12| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 08:13

  • Share

Të ziesh vezë nuk është puna më e vështirë që mund të bësh në kuzhinë, por në një mëngjes të rrëmujshëm, edhe mund të ndodhë. Ka njerëz që asnjëherë nuk e përcaktojnë dot kohën e zierjes së një veze, sepse e verdha u mbetet gjithmonë e lëngshme. Nuk dihet sa është koha e mjaftueshme, shpeshherë veprojnë me hamendje.

Pavarësisht nga emri që ka, një vezë e zier nuk duhet të jetë shumë e zier (në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqimore).

Si t’i ziesh vezët

1. Vendos vezët në një enë (tenxhere ose tigan të thellë). Ena duhet të jetë e mjaftueshme që vezët të kenë hapësirë mes tyre dhe mos të ndeshen me njëra-tjetrën.

2. Hidh ujë të ftohtë aq sa të mbulohen vezët plotësisht.

3. Vendose zjarrin në nivel të mesëm, as të ulët, as të lartë.

4. Për vezët e ziera pak, koha e vlimit është 90 sekonda deri në dy 2 minuta. 1 minutë e 45 sekonda deri në 2 minuta e 15 sekonda konsiderohet koha për zierje mesatare dhe 11 deri në 12 minuta koha për vezët e ziera shumë.

Grupi i fundit i vezëve, pra ato të ziera shumë, kanë një mënyrë shumë të thjeshtë për t’u qëruar. Pasi e ke hequr nga zjarri, ku e ke lënë për të paktën 11 minuta, fute vezën në një gotë me ujë të ftohtë. Pasi ta kesh tundur disa herë në gotë, lëvozhga ka dalë vetë./Class

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eliot Nes: 27/11/2020 13:18

    Receta perfekte per zierjen e vezeve me te verdhe te bute eshte kjo: - Vezet duhet te ken temperature dhome, jo drejt nga frigoriferi - Vlohet uji ne ene dhe vendosni rregulatorin per vlim te qete-te mesem - Vendosni vezet ne ene dhe zieni per saktesisht 6 gjer ne 6:30 minuta - Ne nderkohe ne nje ene tjeter vendosni muje te ftoht me akull - Pasi te zihen vezet hudhni ne uje me akull per 12 sekonda dhe largoni pastaj - Qërimi i vezeve behet ne menyre qe veza vendoset mbi derrase dhe me dore te shtruar rrotullohet para mbrapa gjer sa te thyhet levozhga ...pak kripe dhe ju befte mire !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?