E kishin kthyer magazinën në 'shtëpi bari', në pranga 2 persona në Krujë, në kërkim 3 të tjerë! Sekuestrohen 700 bimë kanabisi! Në pranga edhe 2 elektricistë të OSHEE

14 Prill 2022, 09:52| Përditesimi: 14 Prill 2022, 10:05

  • Share

Një 'shtëpi bari' është zbuluar në Krujë nga Policia ditën e sotme, ku janë vënë në pranga 2 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Një magazinë 400 metër katrorë ishte shndërruar në ambient të përshtatshëm për kulitivimin e kanabisit, nëpërmjet llambave, ndërsa mësohet se janë arrestuar Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur në ambientet e magazinës dhe janë shpallur në kërkim Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të Brocës.

Ata kishim mbjellë 700 rrënjë kanabis në magazinë, që u asgjësuan nga policia.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në drejtimim e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.   

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim,  “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës"

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?