Lifestyle

E kishit menduar ndonjëherë? Ky është kuptimi i simbolit të 'Bluetooth' (FOTO)

13 Qershor 2019, 12:17| Përditesimi: 13 Qershor 2019, 12:22

  • Share

Në shekullin e dhjetë  pas Krishtit, Danimarka u sundua nga mbreti Harald Blatand, një figurë historike shumë e njohur për bashkimin e fiseve daneze në një mbretëri të vetme.  Harald shpesh quhej ‘Bluetooth’, pasi ai i adhuronte boronicat dhe të paktën një nga dhëmbët e tij mbetej me ngjyrën blu që ato linin.

Teknologjia ‘Bluetooth’ është projektuar për bashkimin e pajisjeve të shumëfishta në një rrjet të vetëm. Simboli që përfaqëson këtë teknologji është kombinimi i dy runeve (shkronja) skandinave. ‘Hagall’ – ose "Hagalaz" i cili është analog i ‘H’ latinishte  dhe ‘Bjarkan’ - një rune që është e barabartë me shkronjën latine 'B'. Dy runet formojnë inicialet e emrit Harald Blåtand. Dhe nëse e keni menduar më parë simboli ngjan me formën e dhëmbit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?