Foto ilustruese

Kronikë

E kishte gati për ta shitur, kapet me 10 kg kanabis 20-vjeçari në Fier! Shpallet në kërkim një tjetër

16 Tetor 2021, 13:16| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 13:17

  • Share

Një i ri është arrestuar më Fier dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ju gjetën 10 kg kanabis, të cilën e kishin gati për ta shitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. S., në fshatin Hoxharë e Re, policia ka gjetur shtetasin I. H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me shtetasin P. S në këtë veprimtari kriminale.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin I. H. (B)., 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier.

Po ashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re, Fier.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?