Lorela Kapaj dhe banesa

E kishte kthyer shtëpinë në ‘fole' prostitucioni, çfarë thonë fqinjët e 'Lorelës' në Greqi, shqiptarja nënë e një djali

13 Janar, 12:24| Përditesimi: 13 Janar, 12:29

  • Share

Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në Greqi, ku viktima ishin vajza të mitura.

Rol kyç në rrjet kishte edhe një 31-vjeçare shqiptare e quajtur ‘Lorela’ (Lorela Kapaj 31 vjeçe) e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një ‘marrëdhënie miqësore’ me një 15-vjeçare dhe i gjente klientë duke marrë një përqindje të tarifave.

31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës.

Sipas një banori të zonës, që prej verës banesën e 31-vjeçares e vizitonin vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

“Lorella” është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “klientë” të mitur për t’i shfrytëzuar.

“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. E sjell dhe ia çon edhe mamit, ku ndodhet mami nuk e di... Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi ishin të vajza ta vogla. Patjetër nën 18. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit vinin” thotë banorja e Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me “Lorelën” jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për drogë.

“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë. 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në televizor dhe u habita”, thekson ajo.

Policia greke arrestoi Lorela Kapajn 31 vjeç, e cila kishte dhe rolin e tutores, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjec, nën akuzën se kanë shfrytëzuar seksualisht për qëllime ekonomike 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?