Matteo Messina Denaro pas arrestimit të tij

E njohur si ‘Rosalia’, arrestohet motra e kreut të ‘Cosa Nostra’-s! Ja sesi drejtonte organizatën që pas arrestimit të tij

3 Mars 2023, 08:37| Përditesimi: 3 Mars 2023, 08:53

  • Share

Motra e Matteo Messina Denaros bosit të mafias italiane ‘Cosa Nostra’ është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka ndihmuar vëllain e saj që për vite me rradhë të mos binte në prangat e karabinierëve. Ajo menaxhonte të gjithë paratë ‘cash’ që bënin të mundur funksionimin e organizatës kriminale gjatë mungesës së Denaros.

Rosalia, e njohur ndryshe si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Denaros, është e ëma e Lorenza Guttadauro, një avokate e cila, që nga dita e arrestimit, ka ndihmuar bosin mafioz. Burri i saj, Filippo Guttadauro kishte shërbyer më parë 14 vite për mafian. Po ashtu edhe djali i saj i dytë po vuan një dënim prej 16 vitesh burg.

Arrestmi i Rosalias u bë i mundur pothuajse dy muaj pas vënies në pranga të vëllait të saj i cili prej 30 vitesh ishte në arrati.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?