Mario Mitaj

Sport

Do ta ndjekin në Parma të premten, Juventusi do Mario Mitajn! Drejtori i bardhezinjve piketon mbrojtësin e kombëtares

20 Mars 2024, 09:16| Përditesimi: 20 Mars 2024, 10:28

  • Share

Gjigantët e futbollit evropian, Juventusi është pas mbrojtësit të majtë të Kombëtares, Mario Mitaj. Është “Tuttosport” që konfirmon se drejtuesit e bardhezinjve kanë në plan të bindin 21-vjeccarin që të kalojë te “Zonja e Vjetër”.

Pjesë e Lokokotivës së Moskës nga vera e 2022, Mitaj u ble nga rusët për 3 milionë euro, teksa la AEK-un e Athinës. Merkato e janarit që lamë pas ishte e zhurmshme për të, pasi Dinamo e Zagrebit ofroi 4 milionë euro për ta afruar në ekip, shumë që s’i bindi rusët të cilët donin jo më pak se 7 milionë euro.

Djaloshi i Kombëtares ka besimin e Sylvinhos dhe pritet të jetë titullar në dy ndeshjet e marsit që luan Kombëtarja. Fakt është se në Parma kundër Kilit më 22 mars, drejtuesit e Juventusit me në krye drejtorin sportiv Cristian Giuntioli do jenë në stadium për ta ndjekur nga pranë Mitajn.

SI.E./Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?