Alen Sherri

E konfirmojnë në Itali, klubi i Serie A blen Alen Sherrin! 500 mijë euro për Egnatian

20 Korrik, 11:00| Përditesimi: 20 Korrik, 11:10

  • Share

Portieri i Egnatias dhe i Kombëtares, Alen Sherri (26 vjeç) duket se do vijojë karrierën me Cagliarin në Serie A. Gianluca Di Marzio bën me dije se sardët kanë paguar afërsisht 500 mijë euro te kampionët e Shqipërisë dhe kanë blerë kartonin e shtatëlartit shkodran.

"Sherri mbërrin me një përvojë të mirë në Itali, të fituar në vendlindje me fanellat e Vllaznisë, Lacit dhe Egnatias, duke grumbulluar mbi 200 paraqitje. Në sezonin aktual, ai ka luajtur tashmë dy ndeshje paraprake në kualifikueset e Champions League, duke treguar vlerën e tij në nivel ndërkombëtar. 

Portieri debutoi me kombëtaren shqiptare në nëntor 2022 dhe synon të rifitojë fanellën e përzgjedhjes falë paraqitjeve me Cagliarin. Përfshirja e Sherit në listën e portierëve kuqeblu përfaqëson një lëvizje strategjike për klubin, i cili do ta shohë blerjen e re si portierin e dytë pas Scuffet.

Lista e portierëve të Cagliarit mund të pësojë ndryshime të mëtejshme në këtë afat kalimtar. Ndër largimet e mundshme është edhe ajo e Boris Radunoviçit, drejt një huazimi te Bari apo Pisa", thuhet në lajmin e gazetarit të Sky Sport Italia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • veron: 20/07/2024 13:37

    e paskan ble per nje thes miell

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?