Krahas Charles Leclerc, Ferrari "pret të ketë përsëri Carlos Sainz në makinë" për Çmimin e Madh të Australisë të planifikuar për këtë fundjavë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi përmes një komunikate për media.
Sainz u detyrua të tërhiqej për shkak të një operacioni dhe humbi garën në Jeddah, ku u zëvendësua nga piloi 18-vjeçar i akademisë Oliver Bearman, i cili performoi shumë mirë, duke shënuar menjëherë pikë për "Kokëkuqen".
Gara e Australisë në cirkuitin e Melburnit do marrë jetë të dielën më 24 mars në orën 5 të mëngjesit me atë shqiptare.
The food ✅
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) March 20, 2024
The people ????
The track ????
Gear up for the #AusGP with our latest race preview, as @CarlosSainz55 and @Charles_Leclerc guide you round an Albert Park lap ???? pic.twitter.com/cJSb30dUwI