Nasser Al-Khelaifi

E konfirmon Al-Khelaifi, PSG largohet nga 'Parku i Princave'

8 Shkurt, 21:56
  • Share

Pas largimit të Lionel Messit dhe mes thashethemeve për lamtumirën e mundshme të yllit kryesor të PSG-së, Kylian Mbappe , tashmë Paris Saint Germain është një hap larg humbjes së një tjetër pjesë shumë e rëndësishme në historinë e saj.

Nuk bëhet fjalë për një lojtar tjetër, por për stadiumin e tij, 'Parc des Princes' (Parku i Princave). Këtë e konfirmoi Nasser Al-Khelaifi të enjte, president i skuadrës pariziene, i cili i lodhur nga qëndrimi i Këshillit Bashkiak lokal që refuzon t'i shesë stadiumin historik ku luan skuadra, deklaroi: "Ka mbaruar. Ne po shkojmë për të lënë 'Parkun e Princave'”.

'Bomba' e Al-Khelaifi erdhi pas Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Paris dhe në të cilin ai u rizgjodh si kryetar i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) dhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ky njoftim vjen dy ditë pasi kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, ia doli të miratojë një mocion që shënon stadiumin në trashëgiminë e qytetit, duke e bërë edhe më të vështirë shitjen e tij.

"Është shumë e lehtë të thuash tani që stadiumi nuk është në shitje. Ne e dimë se çfarë duam, kemi humbur vite duke dashur të blejmë 'Parc des Princes'. Tani ka mbaruar, ne po ikim", tha presidenti nga Katarit.

Në një prononcim për France Info, Al Khelaifi e qortoi Hidalgon se i kishte bërë dëm “8 vite”, pasi në atë kohë, menjëherë pas blerjes së PSG-së nga një fond i Katarit, ata nuk ishin aq kundër shitjes së stadiumit.

"Nëse kryetari i bashkisë do ta kishte mbajtur atë fjalim tetë vjet më parë, klubi do të kishte kërkuar tashmë të largohej nga Parc des Princes", insistoi Al-Khelaifi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?