Cristian Shpendi

E konfirmon Cesena, Cristian Shpendin e kërkojnë në Serie A

24 Prill, 14:33
  • Share

Fabio Artico, drejtori sportiv i Cesenas në Itali ka konfirmuar se disa klube të Serie A kanë shfaqur interes për sulmuesin e Kombëtares U-21, Cristian Shpendi. Nga ajo që mësohet, Fiorentina, Empoli dhe Sassuolo janë duke ndjekur djaloshin që shënoi 20 gola këtë sezon duke dhënë një kontribut të madh që Cesena të ngjitej në Serie B.

“Duke pasur parasysh atë që ka bërë këtë vit, Shpendi ka treguar se mund të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në Serie B. Muajt ​​e fundit ka pasur skuadra nga Serie A që kanë shfaqur interes për të. Më vonë do të vlerësojmë se cilat do të jenë ofertat e tyre dhe cila do të ishte rruga më e mirë për të ardhmen e djalit dhe të klubit. Për momentin është e vështirë të thuhet nëse ai do të qëndrojë, ne duhet të ulemi në tavolinë dhe klubi duhet të më japë udhëzime”, tha fillimisht ai.

20 gola këtë sezon janë të mjaftueshëm që djaloshi i Kombëtares U-21 të jetë objekt interesi i disa klubeve në Serie A.

"Ai i dha një vlerë të veçantë ngjitjes në Serie B, ishte vendimtar dhe themelor. Fitorja me lojtarë nga sektori i të rinjve sigurisht që dha një shije tjetër, ishte shumë e këndshme dhe mbi të gjitha dha një mësim të madh. Ne kemi treguar se gjërat mund të bëhen mirë edhe me djemtë më të rinj", tha Fabio Artico.

Shpendi në dy ndeshjet e fundit qëndroi në stol, duke qenë se vuan një dëmtim në gju. E diela është festë në "Dino Manuzzi" pasi Cesena do ngrejë trofeun e kampionit duke gëzuar tifozët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?