Trajneri Antonio Conte ka konfirmuar se ylli i tij te Napoli, Khvicha Kvaratskhelia ka kërkuar të shitet që këtë afat kalimtar të janarit. PSG qëndron pas yllit gjeorgjian.
"Gjatë verës kam kërkuar që disa lojtarë të konfirmoheshin dhe mes këtyre ishte Kvicha. Ai kishte kërkuar të shitej dhe nuk ishte i vetmi. Gjashtë muaj më parë më është dashur të bind lojtarët që i konsideroja të rëndësishm për këtë porjekt që të qëndronin”, ka thënë Conte.
Përfaqësuesit e Kvaratskhelia mendohet se janë në negociata me PSG-në për një lëvizje që në janar. Të dy klubet kanë diskutuar për një tarifë prej 70 milionë eurosh, sipas raportimeve të së shtunës në mëngjes.
“Kvara i ka kërkuar klubit që të shitet në mënyrë shumë të qartë. Kjo më është thënë dhe lojtari ma ka konfirmuar këtë vendim. Ndihem shumë i zhgënjyer, kam kaluar gjashtë muaj duke punuar me të, duke e bërë të ndihet në qendër të projektit. Edhe kontrata duhej rinovuar dhe pas gjashtë muajsh jemi kthyer në fillim. Jam shumë i zhgënjyer. Kvara nuk është në dispozicion për ndeshjen kundër Veronas, natyrisht do të humbim një futbollist të rëndësishëm", vijoi Conte.
PSG mendohet se ka ofruar Milan Skriniar ose Marco Asensio në një marrëveshje që përfshin edhe miliona euro, por Napoli është i interesuar vetëm për tarifën e plotë të transferimit prej 70 mln euro.