Armando Broja

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

18 Prill, 19:09| Përditesimi: 18 Prill, 19:11

  • Share

Armando Broja është sërish dëshirë e Wolverhampton në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares do rikthehet te Chelsea gjatë verës, pasi huazimi disa mujor te Fulham nuk po shkon si duhet.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Broja sërish është pjesë e listës së ngushtë të Wolves, me 22-vjeçarin që është nxjerrë në shitje.

"Është e sigurt që Wolverhampton do të kërkojë një sulmues. Është diçka që u nevojitet dhe që duan ta bëjnë të mundur. Ne të gjithë e dimë se sa të përkushtuar janë në këtë aspekt. Për shembull, Armando Broja është lojtar që ata dëshronin të sillnin në klub në ditët e fundit të merkatos së transferimeve të janarit, por Fulham u tregua më i shpejtë.

Wolves është ende aty. Pra, le të shohim se çfarë do të ndodhë ose nëse ata do të shtojnë ndonjë lojtar tjetër në listën e tyre të ngushtë të sulmuesve. Le të shohim gjithashtu se çfarë dëshiron të bëjë Chelsea me Brojën sepse ai po kthehet në 'Stamford Bridge'. Por me siguri, mendoj se Wolves do kërkojnë një sulmues", tha Romano për "Givemesport".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?