Joan Laporta dhe Lamine Yamal

Sport

E konfirmon Laporta: Rinovimi i Lamine Yamal është finalizuar, mungon vetëm firma

21 Maj, 16:06| Përditesimi: 21 Maj, 16:08

  • Share

Presidenti i Barcelonës në La Liga, Joan Laporta ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e një prej talenteve më premtues të klubit, Lamine Yamal. Në një prononcim për mediat, ai siguroi se marrëveshja për rinovimin e kontratës është arritur dhe pritet vetëm nënshkrimi zyrtar.

“Rinovimi i kontratës së Lamine tashmë është rënë dakord dhe gjithçka që mbetet është nënshkrimi zyrtar”, deklaroi Laporta, duke qetësuar tifozët që kishin ngritur dyshime rreth të ardhmes së anësorit të ri.

Laporta vlerësoi lidhjen e fortë të Yamal me klubin dhe bashkëlojtarët e tij.

“Ai është një gjeni që kënaqet duke luajtur për Barcelonën. Ka miq në klub dhe është pjesë e një brezi që ka një lidhje të veçantë me shokët e tij të skuadrës”, vijoi numri një i katalanasve.

Presidenti bëri të ditur se marrëdhëniet me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, janë shumë të mira dhe komunikimi është i lehtë.

Lamine Yamal është vetëm 17 vjeç dhe është cilësuar si një prej futbollistëve më të talentuar të akademisë 'La Masia' në vitet e fundit, duke bërë tashmë paraqitje të shkëlqyera me ekipin e parë të Barcelonës dhe kombëtaren spanjolle.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?