N'Golo Kante

E konfirmon trajneri i Chelsea, N'Golo Kante jashtë Botërorit

14 Tetor 2022, 17:55| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 17:58

  • Share

N'Golo Kante nuk do jetë pjesë e Kupës së Botës me Francën. Ylli i Chelsea vuan një dëmtim muskulor, çka ka bërë që koha e rikuperimit të jetë më e madhe se një muaj. Me Botërorin që nis në 20 nëntor, mesfushori e ka të pamundur që të jetë në fushë.

Lajmin e ka pranuar edhe trajneri i Chelsea, Graham Potter. Në konferencë për mediet, tekniku ka sqaruar se dëmtimi është më i rëndë se nga çfarë ishte parashikuar. Edhe RMC Sport ka konfirmuar lajmin, me mefushorin që do jetë një humbje  e madhe edhe për Deschamps. Pas Pogba, tanimë mesi i fushës së Francës ka probleme serioze. Kujtojmë se për të disatën javë Kante është jashtë skuadrës së Chelsea.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?